Analist Maliqi denoncon nacionalizmin folklorik të partive politike: Kthehuni në mal e jetoni si fise

Analisti i mirënjohur kosovar, Agon Maliqi, përmes një postimi në Facebook ka denoncuar disa prej partive politike në Kosovë që po kundërshtojnë marrëveshjet ndërkombëtare me një logjikë nacionaliste e izolacioniste. Maliqi ka deklaruar se dikur argumentohej edhe kundër ndërtimit të Rrugës së Kombeve me arsyen se ajo do të hapte rrugën për mallërat e Serbisë. […]
Maliqi ka deklaruar se dikur argumentohej edhe kundër ndërtimit të Rrugës së Kombeve me arsyen se ajo do të hapte rrugën për mallërat e Serbisë.
“Gjate dhjetëvjeçarit të fundit ka dominuar pak a shumë e njëjta qasje ndaj çdo marrëveshjeje apo procesi ndërkombëtar, ku theksi është vënë vetëm te përfitimet e Serbisë.” – ka shkruar z.Maliqi, përcjell Periskopi.
Këtë reagim ai e ka bërë pasi që po kundërshtohet ashpër zotimi i Marrëveshjes së Washingtonit ku parashihet edhe MiniShengeni Ballkanik.
“Nëse vazhdojmë ta ushqejmë këtë lloj logjike të nacionalizmit folklorik, ku në çdo zhvillim dhe ide e shohim vetëm përfitimin e Serbisë, dhe nuk e peshojmë atë me përfitimet tona apo me humbjet prej refuzimit tonë, ma mirë po kthehemi në male me jetë fisnore – të varfër por krenarë dhe me dinjitet!” – shton Maliqi.
Statusi i plotë:
Kur ndërtohej Rruga e Kombit, i mbaj në mend argumentet e disave që e zhvlerësonin projektin duke e vënë theksin kryesor te fakti se ajo do t’ua hapte rrugën mallërave të Serbisë për të mbërritur në Shqipëri. Gjate dhjetëvjeçarit të fundit ka dominuar pak a shumë e njëjta qasje ndaj çdo marrëveshjeje apo procesi ndërkombëtar, ku theksi është vënë vetëm te përfitimet e Serbisë. Nëse vazhdojmë ta ushqejmë këtë lloj logjike të nacionalizmit folklorik, ku në çdo zhvillim dhe ide e shohim vetëm përfitimin e Serbisë, dhe nuk e peshojmë atë me përfitimet tona apo me humbjet prej refuzimit tonë, ma mirë po kthehemi në male me jetë fisnore – të varfër por krenarë dhe me dinjitet! Ma kujtoi sot dikush një thënie të një lideri komunist të Shqiperisë kur dikush e kishte propozuar ndërtimin e një rruge më të gjërë në Elbasan për nevojat e industrive. “Jo, sepse kështu i mundësojmë armikut të zbarkojë me avionë!”, paskësh thënë lideri komunist. Edhe Kosova ka nja 10+ vjet që është kapluar nga njëfarë logjikë e përafërt paranojake dhe izolacioniste. Rezultatet po i shohim.












