Ambulancat, zjarrfikësit, policia: Periskopi merr vesh se te Mati 1 ndodhi një eksplodim

Në rrugën Muharrem Fejza në Lagjen Mati 1 janë parë shumë automjete të ambulancës, zjarrfikësve dhe policisë. Por, çka ndodhi në këtë lagje problematike? Periskopi merr vesh nga qytetarët në vend të ngjarjes se ka pasur një eksplodim brenda njërit bodrum të njërit objekt banesor në këtë rrugë. Si pasojë e kësaj, lagjja Mati 1 […]
Periskopi merr vesh nga qytetarët në vend të ngjarjes se ka pasur një eksplodim brenda njërit bodrum të njërit objekt banesor në këtë rrugë.
Si pasojë e kësaj, lagjja Mati 1 ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Sipas informatave jozyrtare nuk ka asnjë të lënduar dhe asnjë të vdekur të raportuar, shkruan Periskopi.
Gazeta jonë do t’ju mbajë të informuar për rastin. /Periskopi












