Ambasadori izraelit në OKB: Marrëdhëniet me Kosovën do të ndikojnë në izolimin e palestinezëve refuzues

Në lidhje me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, ka reaguar ambasadori i kësaj të fundit në OKB. Gilad Erdan, ambasador i përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara, me anë të një video-mesazhi në Twitter, ka thënë se vendosja e raporteve diplomatike me Kosovën, është nja arritje mbresëlënëse. Sipas tij, kjo do […]
Në lidhje me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, ka reaguar ambasadori i kësaj të fundit në OKB.
Gilad Erdan, ambasador i përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara, me anë të një video-mesazhi në Twitter, ka thënë se vendosja e raporteve diplomatike me Kosovën, është nja arritje mbresëlënëse.
Sipas tij, kjo do të çojë në rrugën që më shumë vende myslimane të zgjedhin paqe me Izraelin, dhe në këtë formë do t’i lënë të izoluar palestinezët refuzues.
“Vendosja e marrëdhënieve me Kosovën është një arritje mbresëlënëse dhe së shpejti do të çojë në më shumë vende myslimane që zgjedhin paqen me Izraelin dhe do të lënë të izoluar palestinezët refuzues”, ka shkruajtur Erdan.
The establishment of relations with Kosovo is an impressive achievement, and will soon lead to more Muslim countries choosing peace with Israel and leaving the rejectionist Palestinians isolated. pic.twitter.com/tHpwQ04cZ2
— Ambassador Gilad Erdan גלעד ארדן (@giladerdan1) September 5, 2020












