Ambasada amerikane njofton për vizitën e delegacionit qeveritar amerikan: Do të diskutohet për zhvillimin ekonomik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se delegacioni qeveritar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të udhëtojë për në Greqi, Kosovë, Serbi dhe Izrael. Pjesë e këtij delegacioni do të jetë edhe Shefi Ekzekutiv i Korporatës së Zhvillimit Financiar, Adam Boehler – siç thuhet – për të avancuar bashkëpunimin dhe zhvillimin […]
Pjesë e këtij delegacioni do të jetë edhe Shefi Ekzekutiv i Korporatës së Zhvillimit Financiar, Adam Boehler – siç thuhet – për të avancuar bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve.
Edhe ambasadori Richard Grenell do të jetë pjesë e këtij delegacioni, shkruan Periskopi.
Ambasada thotë se udhëtimi do të ndodh pas marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës.
“Delegacioni do të avancojë investimet strategjike që mbështesin diversitetin në furnizime dhe përforcojnë pavarësinë energjetike në Greqi dhe rajonin e gjerë.” – thuhet në njoftimin e ambasdës.
Njoftimi i plotë:












