Albin Kurti “rehaton” ish këshilltaren e tij në kabinetin e Haskukës në Prizren

Për 100 ditë Fëllanza Podrimja kishte shërbyer si këshilltare e ish kryeministrit Albin Kurti në qeveri. Por, me t’u rrëzuar nga pushteti ish shefi i saj, partia i ka bërë një tjetër zgjidhje asaj. Albin Kurti e ka “rehatuar” atë si këshilltare të kryetarit të komunës së Prizrenit, duke e futur në listë të pagave […]
Për 100 ditë Fëllanza Podrimja kishte shërbyer si këshilltare e ish kryeministrit Albin Kurti në qeveri.
Por, me t’u rrëzuar nga pushteti ish shefi i saj, partia i ka bërë një tjetër zgjidhje asaj.
Albin Kurti e ka “rehatuar” atë si këshilltare të kryetarit të komunës së Prizrenit, duke e futur në listë të pagave edhe pse ajo nuk ka jetuar asnjë ditë atje.
Ndërkaq që punësimi në baza partiake vazhdon të lulëzoj, numri i grave profesionale dhe të papuna në Prizren mbetet jashtëzakonisht i lartë, veçanërisht tani gjatë pandemisë ku shumë prej tyre kanë humbur vendet e punës.
