Abbott: Mbani përgjegjës qeveritarët e jo ambasadat për dukuritë negative në Kosovë

Abbott: Mbani përgjegjës qeveritarët e jo ambasadat për dukuritë negative në Kosovë

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se po punohet që të eliminohen dukuritë negative në Kosovë. Por se përfundimisht mbetet te vetë qytetarët që të mbajnë përgjegjës qeveritarët e tyre për këto, duke shfrytëzuar të drejtën e votës që kanë apo në mënyra tjera demokratike. Abbott i është përgjigjur pyetjeve të shtruara nga […]

Abbott i është përgjigjur pyetjeve të shtruara nga qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

“Ne rregullisht flasim kundër keqpërdorimeve, krimit, korrupsionit dhe nepotizmit në Kosovë. Dhe ne po punojmë fortë në Kosovë për të eliminuar këto fenomene të dëmshme. Për shembull, nëpërmjet Projektit të Rekrutimit, ne po ndihmojmë të promovohet angazhimi nëpërmjet meritokracisë në pozitat e larta në sektorin publik, kështu që të ketë më pak hapësirë për procese korruptive të angazhimit apo nepotizmit, dhe që njerëzit më të mirë të kenë punën e duhur dhe të jenë në gjendje të zhvillojnë Kosovën për të mirën e gjithë njerëzve. Por në demokraci, politikanët që kanë fuqi për t’iu adresuar këtyre problemeve përfundimisht duhet të jenë përgjegjës para jush, para njeriut, e jo ambasadat e huaja. Ne jemi miqtë e juaj, dhe do të vazhdojmë të punojmë fortë me Kosovën dhe partnerët, por vetëm votuesit kosovarë kanë fuqi demokratike për të kërkuar ndryshim të vërtetë. Demokracia mund të funksionojë kudo. Kosova është demokraci. Ka kushtetutë që definon të drejtat dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore dhe pozitave. Kosova mban zgjedhje parlamentare, ka media të lira dhe mbahen debate publike. Në të njëjtën kohë, Kosova është një demokraci e re, dhe duhet kohë për t’u formuar shprehitë demokratike. Duhet të mbani përgjegjës politikanët dhe institucionet, jo vetëm nëpërmjet votës suaj në zgjedhje, por gjithë kohën. Demokracia kosovare mund të bëhet më e pjekur dhe më reaguese. Shpresoj se kjo mund të ndodhë shpejt, pasi elektorati po bëhet më i ri dhe të rinjtë presin më tepër dhe më shumë nga përfaqësuesit demokratikë”, ka thënë Abbott.

Ai po ashtu ka folur edhe për izolimin e qytetarëve të Kosovës dhe është përgjigjur edhe në pyetje lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe, si dhe ka shtuar se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë me njohje reciproke.

“Unë do të pëlqeja të shihja kosovarët të udhëtojnë më lirshëm në rajon dhe botë sesa që mund të bëjnë tash. Por mbetet te qeveria e juaj e zgjedhur demokratike dhe politikanët që të sigurojnë që Kosova t’i adresohet çështjeve që pengojnë lëvizjen e tillë, dhe të lobojë dhe bind qeveritë tjera të zbusin kërkesat për viza. Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që presim të çojë te njohja reciproke, duhet të jetë e pranueshme për njerëzit e dy vendeve. Në Kosovë, duhet shumica në Kuvend për të aprovuar një marrëveshje të tillë ndërkombëtare. Besoj se të drejtat e serbëve kosovarë duhet të respektohen në Kosovë, si shembull nëpërmjet pikave në Kushtetutë që sigurojnë se kanë 10 deputetë të komuniteteve serbe në parlament. Por, në demokraci, ka gjithmonë më tepër punë që të sigurohen të drejtat e njeriut të të gjitha grupeve etnike. Gjitha komunat në Kosovë kanë të drejtë t’i bashkohen Asociacionit pavarësisht përbërjes etnike. Marrëveshja e vitit 2013 e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk është implementuar për shkak të Gjykatës Kushtetute. Me dialogun e ri mes Kosovës dhe Serbisë ne shpresojmë të shohim përparim në këtë temë të rëndësishme”, ka thënë Abbott.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?