8 të vdekur dhe 50 raste aktive më pak me Covid-19

IKShPK ka publikuar të dhënat e 24 orëshit të fundit në betejën e vendit me Covid-19. Ndërsa numri i rasteve është pozitiv dhe numëron gjithsej 50 raste të reja aktive më pak, me 197 sosh të shëruar dhe 147 raste të reja – numri i vdekjeve vazhdon të mbetet shqetësues: plot tetë, përcjell Periskopi. Sërish […]
IKShPK ka publikuar të dhënat e 24 orëshit të fundit në betejën e vendit me Covid-19.
Ndërsa numri i rasteve është pozitiv dhe numëron gjithsej 50 raste të reja aktive më pak, me 197 sosh të shëruar dhe 147 raste të reja – numri i vdekjeve vazhdon të mbetet shqetësues: plot tetë, përcjell Periskopi.
Sërish numrin më të madh të rasteve e shënon Prishtina, ndërkohë që Podujeva është komuna e dytë më e prekur.
Raporti i IKShPK-së:
197 TË SHËRUAR DHE 147 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 147 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 13.601 raste nga 51.669 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 533 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.792 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.276.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Podujevë 19 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Obiliq, Rahovec dhe Suharekë.












