8 me 4: Delegacioni kosovar shkon dy ditë më herët se ai serb në Uashington

8 me 4: Delegacioni kosovar shkon dy ditë më herët se ai serb në Uashington

Për takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka udhëtuar vet i 8-ti në Washington. Pas vetes, Hoti ka marrë edhe shtatë zyrtarë të tjerë të qeverisë, përfshirë zëvendësat e tij, Albulena Balajn e Nismës dhe Driton Selmanajn, ministrat, Meliza Haradinaj, Arban Abrashi dhe Selim Selimi,  koordinatori shtetëror  për […]

Për takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka udhëtuar vet i 8-ti në Washington.

Pas vetes, Hoti ka marrë edhe shtatë zyrtarë të tjerë të qeverisë, përfshirë zëvendësat e tij, Albulena Balajn e Nismës dhe Driton Selmanajn, ministrat, Meliza Haradinaj, Arban Abrashi dhe Selim Selimi,  koordinatori shtetëror  për dialogun, Skender Hyseni si dhe shefja e kabinetit të kryeministrit Hoti, Ardita Dushi.

Numri i zyrtarëve të lartë që kanë udhëtuar për në SHBA është goxha i lartë krahasuar me delegacionin e Serbisë i cili është nisur sot për në Uashington.

Në kryeqendrën amerikane për takimin me Kosovën do të udhëtojnë ndërkaq katër zyrtarë serbë, dyfish më pak se numri i qeveritarëve nga Kosova.

Delegacioni serb do të udhëhiqet nga presidenti, Aleksandar Vuçiq.

Pjesë e tij do të jetë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq. Ministri i Financave, Sinisha Mali po ashtu do të jetë pjesë e delegacionit së bashku me kryetarin e Dhomës së Tregtisë, Marko Cadezh.

Një numër kaq i lartë i pjesëtarëve në delegacionin e Kosovës shihet si krejtësisht i panevojshëm për takimin e rëndësishëm që mbahet të premten e kësaj jave.

Hoti dhe qeveria e tij në këtë takim po shkojnë pa përkrahjen e opozitës, partive të së cilës kryeministri u ka dërguar ftesë për pjesëmarrje, por që të njëjtën ato e kanë refuzuar.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë kur zyrtarë të qeverive të pasluftës së Kosovës, kanë shkuar në numër enorm për takime në shtetet e jashtme.

Në këtë formë, qeveritë janë akuzuar për keqpërdorim të parasë publike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?