5 persona të vdekur me koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 117 raste të reja me koronavirus, derisa 131 persona janë shëruar dhe 5 kanë ndërruar jetë. Numri total i rasteve aktive në Kosovë është 3040 raste, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 10431 raste e 556 persona kanë vdekur të cilët […]
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 117 raste të reja me koronavirus, derisa 131 persona janë shëruar dhe 5 kanë ndërruar jetë.
Numri total i rasteve aktive në Kosovë është 3040 raste, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 10431 raste e 556 persona kanë vdekur të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus.
Ky është njoftimi i IKSHPK-së:
131 TË SHËRUAR DHE 117 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 117 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 14.027 raste nga 53.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 556 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.431 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.040.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Pejë 9 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste
dhe me nga një rast komunat Deçan, Ferizaj, Han i Elezit, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.












