298 persona vdiqën nga Covid-19 në muajin gusht në Kosovë

298 persona vdiqën nga Covid-19 në muajin gusht në Kosovë

Më shumë se gjysma e 525 vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Kosovë janë regjistruar në muajin e gjashtë të përballjes me pandeminë. Vetëm në 31 ditët e muajit gusht 298 persona humbën betejën me virusin. Kjo paraqet një mesatare prej gati 10 vdekjesh për ditë. Në muajin gusht Kosova hyri me 8330 raste pozitive […]

Më shumë se gjysma e 525 vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Kosovë janë regjistruar në muajin e gjashtë të përballjes me pandeminë.

Vetëm në 31 ditët e muajit gusht 298 persona humbën betejën me virusin. Kjo paraqet një mesatare prej gati 10 vdekjesh për ditë.

Në muajin gusht Kosova hyri me 8330 raste pozitive të konfirmuara. Më 31 korrik ishin të regjistruara 227 vdekje si pasojë e virusit. Ndërsa tash, muaji i tetë i vitit po mbyllet me 13 mijë e 454 të regjistruar si të infektuar e 525 viktima. Për vetëm 31 ditë të këtij muaji, në Kosovë janë regjistruar 5124 raste të reja pozitive me COVID-19, apo me mesatare prej 165 rastesh pozitive në ditë.

Komuna më e prekur mbetet Prishtina me më shumë se 4200 raste pozitive.

Dita më e rëndë e muajit gusht për Kosovën ishte 6 gushti me 16 viktima, transmeton Koha. Sa i përket rasteve të reja dita më e rëndë ishte 3 gushti me 250 raste.

Më 24 gusht u regjistruan më së paku raste pozitive, 99. Kjo ishte dita e vetme e këtij muaji me numër dyshifror të rasteve të reja. Data 28 gusht regjistroi numrin më të vogël të viktimave nga COVID-19, me një person të vdekur si pasojë e koronavirusit. Ajo e premte ishte dita me numrin më të vogël të viktimave në një muaj e gjysmë për Kosovën.

Pos shtimit të lartë të shifrave të vdekjes dhe rasteve pozitive, në Kosovë gjatë muajit gusht u shëruan 5017 persona. Numri total i të shëruarve ka arritur në 9595.

Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 356 persona të konfirmuar me COVID-19, prej tyre 120 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe 236 të tjerë në spitalet rajonale në Kosovë.

Për një muaj në Kosovë u kryen 14626 testime. Deri tash në Kosovë janë kryer 51135 testime.

Në shtator, Kosova hyn me 3334 raste aktive me COVID-19.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?