240 persona infektohen në fshatin nudist, 800 të tjerë karantinohen pas festës në tarracë

240 persona infektohen në fshatin nudist, 800 të tjerë karantinohen pas festës në tarracë

Një numër rekord prej 240 nga rreth 800 “naturalistë” në një fshat të izoluar nudistësh në Francë, janë infektuar me koronavirus, sipas një raporti të ri. Përapja vjen pas një feste erotike në tarracën e hotelit luksoz Cap d’Agde, ku stafi pranon se nuk aplikohet distancim social. Autoritetet shëndetësore kishin instaluar vend-testime për sëmundjen jashtë […]

Një numër rekord prej 240 nga rreth 800 “naturalistë” në një fshat të izoluar nudistësh në Francë, janë infektuar me koronavirus, sipas një raporti të ri.

Përapja vjen pas një feste erotike në tarracën e hotelit luksoz Cap d’Agde, ku stafi pranon se nuk aplikohet distancim social.

Autoritetet shëndetësore kishin instaluar vend-testime për sëmundjen jashtë fshatit të nudistëve disa kilometra larg qytetit të Montpellier – dhe zbuluan se 30 përqind e rreth 800 nudistëve rezultonin pozitiv me Covid-19, shkruan BBC.

Shifrat shokuese ishin disa herë më të larta se përqindja në zonat fqinje të bregut mesdhetar të Francës.

Zona e mbyllur e “village naturiste” i ofron vizitorëve gjithashtu klube seksi kolektiv, sauna e klube nate erotike, sipas reklamës së saj.

Rezorti Cap d’Agde mburret se është “një nga rezortet më të mira të këtij tipi në botë, për banjot e zhveshura në det” dhe shton se popullsia e tij mund të arrijë në çdo moment në 50,000 vetë.
Një nga çiftet frekuentuese tha për BBC: “Ne të gjithë e dimë për çfarë kemi ardhur këtu”.

“Ka shumë vende të tjera natyristësh përgjatë bregut, më tradicionale e më familjare, pa klubet e seksit”.

Shtimi i fundit i rasteve me koronavirus nisi në fund të gushtit, me infektimin e dy punonjësve të hotelit luksoz Hotel Oz’Inn.

Pronari i tij tha se një festë seksi ishte organizuar në tarracën e hotelit, ku nuk bëhej fjalë për distancim social.

Një prej çifteve rreth të 60-ave tha për mediat se për arsye të moshës së tyre, ishin treguar “më të kujdesshëm” për numrin “se me sa njerëz hynin në kontakt”.
Ata pretendonin se përhapja i atribuohet “më të rinjve që nuk e vrasin mendjen”.

Në faqen e tij në facebook, Cap d’Agde – tashmë i karantinuar – njoftoi se 17 ambjente të tij ishin bllokuar prej Covid-19.

Në rezortin ‘lakuriq’ francez njerëzit mund të vizitojnë bankën, zyrën postare, restorantet, lavanteritë, apo të shëtisin në plazh pa asnjë rrobë të veshur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?