220 kusherinj të Albin Kurtit e bëjnë mbiemrin Kurtovic në Mal të Zi

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka prejardhjen (nga ana a babait) prej një fshati në Mal të Zi dhe ka qenë gjithnjë një avokues i zëshëm i çështjeve kombëtare, me theks të veçantë Bashkimit Kombëtar. Për ironi, diçka mjaft e çuditshme po iu ndodh kusherinjve të tij nga fshati Sukobinë që kanë edhe mbiemër të […]
Për ironi, diçka mjaft e çuditshme po iu ndodh kusherinjve të tij nga fshati Sukobinë që kanë edhe mbiemër të njëjtë.
OraInfo shkruan se këta kusherinj nuk po e marrin parasysh zellin e pasionin nacionalist të bashkëfshatarit të tyre, Albin Kurtit.
“Një pjesë e madhe e tyre kanë filluar tash e sa kohë të ndryshojnë mbiemrin në Kuroviq dhe Kurtovic.” – shkruan mediumi shqiptar, përcjell Periskopi.
Kjo është vërtetuar nga Lista Zgjedhore në Mal të Zi, ku evidentohen qindra njerëz me këtë mbiemër.
Prej 338 njerëzve me mbiemrin Kurti, 46 sosh e kanë ndërruar mbiemrin në Kurtoviq ndërkaq 178 në Kurtovic.
Për shkak të ruajtjes së privatësisë, Periskopi nuk po sjell këtu regjistrat e emrave – e të cilët mund t’i gjeni në portalin në fjalë.
Nuk dihet nëse një ndryshim i tillë i mbiemrave është bërë në mënyrë të detyruar apo vullnetare./Periskopi












