Zjarret e mëdha në Kaliforni, guvernatori kërkon ndihmë ndërkombëtare

Zjarret e mëdha në Kaliforni, guvernatori kërkon ndihmë ndërkombëtare

Ndërsa zjarret vazhdojnë të shkrumbojnë pjesën perëndimore të shtetit amerikan të Kalifornisë, Guvernatori Gavin Newsom bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të përmbajtur flakët. Zoti Newsom i kërkoi Kanadasë dhe Australisë furnizime dhe mbështetje, ndërsa mbi 12 mijë zjarrfikës nga Kalifornia dhe 10 shtete të tjera amerikane po luftojnë me 560 vatra zjarri. Ai tha […]

Zoti Newsom i kërkoi Kanadasë dhe Australisë furnizime dhe mbështetje, ndërsa mbi 12 mijë zjarrfikës nga Kalifornia dhe 10 shtete të tjera amerikane po luftojnë me 560 vatra zjarri. Ai tha se Australia ka disa prej zjarrfikësve më të mirë në botë të specializuar ndaj zjarreve të pyjeve.

Guvernatori Newsom tha se zjarret kanë ndikuar më tepër në Kaliforninë veriore, ku dhjetëra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ndërkohë janë shkatërruar qindra banesa dhe godina të tjera.

“Thjesht nuk kemi parë diçka të tillë që prej shumë e shumë vitesh”, tha zoti Newsom. “Këto zjarre po ezaurojnë furnizimet dhe personelin tonë”.

Moti gjatë fundjavës në Kaliforni rrezikon të fuqizojë zjarret që kanë vrarë të paktën pesë persona dhe plagosur 43 të tjerë, ndër ta edhe zjarrfikësa, si dhe kanë shkrumbuar 2020 kilometra katrorë, gjatë kësaj vale historike të të nxehtit.

Aktualisht janë rreth 560 vatra zjarri në mbarë Kaliforninë, shumë prej tyre të përmasave të vogla dhe në zona të largëta. Pjesa më e madhe e dëmeve u shkaktua nga tre grupe zjarresh që dogjën pyje dhe zonat rurale përreth Gjirit të San Françiskos, si dhe hardhitë dhe vreshtat e atjeshme.

Disa prej pemëve të atjeshme mijëravjeçare të llojit sekuoja janë në rrezik të digjen. Ndërtesat në parkun shtetëror që përmban këto pemë janë dëmtuar tashmë.

Zjarri i tretë ka rrënuar pjesë të bashkive San Mateo dhe Santa Cruz.

Mbi 100 mijë persona janë evakuar nga zjarret që mendohet se filluan prej vetëtimave që pati më herët këtë javë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka fajësuar Kaliforninë për zjarret dhe duket i befasuar që zyrtarët e atij shteti nuk kanë ndjekur sugjerimin e tij për t’i parandaluar ato. Nga Pensilvania, Presidenti Trump u shpreh të enjten se u kishte thënë autoriteteve të Kalifornisë se “duhet të pastroni tabanet, të pastroni pyjet – ka shumë shumë vite gjethesh dhe pemësh të thyera; dhe ato janë aq të djegshme; i prek dhe fillon (flaka)”. /VoA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?