Zemaj pas takimit me Veliun dhe GNMI’në: U vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, i cili ka thënë se për situatën aktuale u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente. Zemaj ka dhënë detaje në lidhje me takimin i Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu. […]
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, i cili ka thënë se për situatën aktuale u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente.
Zemaj ka dhënë detaje në lidhje me takimin i Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Ai ka thënë se për menaxhimit të situatës aktuale u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente.
“Për menaxhimit të situatës aktuale u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente, që janë në kompetencë të këtij grupi dhe menjëherë të merren vendimet dhe masat e domosdoshme.”, ka thënë Zemaj.
Postimi i plotë:
Me kërkesë të Kryeministrit Hoti, i cili ditë më parë ka kërkuar që të aktivizohet në tërësi Plani i Reagimit Kombëtar, u mbajt takimi i Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme z.Agim Veliu.
Për menaxhimit të situatës aktuale u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente, që janë në kompetencë të këtij grupi dhe menjëherë të merren vendimet dhe masat e domosdoshme.
Si Ministri e Shëndetësisë, kërkuam më shumë mbështetje, për shkak se jemi në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë dhe çdo përkeqësim i mëtejmë në sistemin shëndetësor e sjell atë në limite të paparashikuara me pasoja afatgjata.
#QeveriaHoti.












