VV kërkon bashkëpunim me PDK-në: Nisin talljet masive në rrjet

Lëvizja Vetëvendosje kërkon nënshkrimet e deputetëve të PDK-së për ta rrëzuar qeverinë e Avdullah Hotit. Lidhur me këtë, ka pasur reagime nga zyrtarë të të dyja partive. Vec kësaj, kishte edhe interpretime ironike për atë se si Vetëvendosja po kërkon të bashkëpunojmë me PDK-në, për të cilën vazhdimisht ka deklaruar se ‘ka vija të kuqe’. […]
Lëvizja Vetëvendosje kërkon nënshkrimet e deputetëve të PDK-së për ta rrëzuar qeverinë e Avdullah Hotit.
Lidhur me këtë, ka pasur reagime nga zyrtarë të të dyja partive. Vec kësaj, kishte edhe interpretime ironike për atë se si Vetëvendosja po kërkon të bashkëpunojmë me PDK-në, për të cilën vazhdimisht ka deklaruar se ‘ka vija të kuqe’.
Bujar Cakolli i PDK-së shkruan:
Deklarata e A.Kurtit pas vizitës në zyret e PDK-së dhe marrjes së nënshkrimeve për mocion?:
Sot, vizitova zyret qendrore të PDK-së, me ç’rast u prita nga miku im, luftëtari i lirisë dhe i paqes, i nderuari z.Kadri Veseli, i cili për një kohë të gjatë ka drejtuar edhe OJQ “SHIK-u”. Me z.Veseli u dakorduam për rrëzimin e qeverisë Koti, qeveri kjo e ideuar nga argati i Serbisë, ish profa i nderuar z.Isa Mustafa.
E falënderoj z.Veseli për bashkëpunimin dhe më lejoni që në shenjë respekti ti përkulem dhe ti them profesor Kadriu.?
(Statusi i skrinshotuar – sic thote nje gazetar i Periskopit per screenshot)
Por nuk janë vetëm politikanët që po ironizojnë me këtë moment. Ka edhe shumë gazetarë që e kanë interpretuar me ironi ftesën e VV-së për bashkëpunim me PDK-në. Një nga të është edhe gazetari Arbnor Buzhala, i cili shkruan:
Nje postim i Kurtit do te dukej keshtu, poqese Kadri Veseli do te pranonte takimin me te:
“Sot se bashku me Rexhep Selimin, takuam themeluesin e UÇK-se, bashkeluftetarin e Adem Jasharit, njeren prej figurave kryesore te luftes dhe te paqes, ish-shefin e sherbimit me te rendesishem qe ka pasur Kosova dhe njeherit edhe bashkeluftetarin e z.Selimit, z.Kadri Veselin. Me z.Veselin, u darkoduam qe te zhvillojme Kosoven. Z.Veseli per vite te tera ka qene figura kryesore ne vend, andaj kisha kenaqesin te takoja, me shpresen qe do te takohemi perseri”














