Veliu thotë se situata me COVID-19 në Kosovë është shumë serioze

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, me të cilin diskutuan për situatën e përgjithshme në menaxhimin e pandemisë dhe për masat e ndërmarra për tejkalimin e kësaj situate mjaft të vështirë dhe të ndjeshme për vendin tonë. Me këtë rast, ministri Veliu […]

Me këtë rast, ministri Veliu e njoftoi kryetarin Muhaxheri për takimin e fundit të Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve, në të cilin, pos tjerash, u kërkua edhe rikthimi në funksion të plotë i shtabeve emergjente komunale, të cilat gjithsesi se duhet të udhëhiqen dhe koordinohen nga kryetarët e komunave.

Veliu theksoi se situata me pandeminë është shumë serioze dhe kërkoi që të apelohet në të gjithë qytetarët, sidomos ata me përgjegjësi institucionale, përfshirë kryetarët e komunave, të janë në krye të detyrës, me qëllim të zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e COVID-19.

Në këtë takim u diskutua edhe në lidhje me funksionalizimin e Ligjit mbi Zyrtarët Publikë, sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e me qëllim të mundësimit sa më të shpejtë të rekrutimit të stafit sipas nevojave të institucioneve përkatëse.

Veliu tha se kërkesa të tilla kanë edhe shumë institucione tjera shtetërore, duke premtuar njëkohësisht përshpejtimin e materializimit të dispozitave të këtij ligji sa më shpejt që të jetë e mundur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?