Vdes zyrtari i Policisë së Kosovës, ishte i infektuar me COVID-19

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Miftar Kurti, i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë të premten në Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë. Lajmin e ka bërë të ditur koordinatori i Spitalit të Përgjithshëm të Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, Bujar Pllana. Sipas tij, zyrtari policor ka qenë i shtruar në këtë spital rreth tre javë, ndërsa në […]

Lajmin e ka bërë të ditur koordinatori i Spitalit të Përgjithshëm të Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, Bujar Pllana.

Sipas tij, zyrtari policor ka qenë i shtruar në këtë spital rreth tre javë, ndërsa në dy javët e fundit ka qenë i intubuar.

“Dje ka ndërruar jetë zyrtari policor, Miftar Kurti, nga COVID-19. Mbi tri javë ka qenë i shtruar në spital, ndërsa në dy javët e fundit ka qenë në intubim”, ka thënë koordinatori Pllana.

Ndërsa, drejtori i këtij spitali, Mursel Pllana në një prononcim për Telegrafin ka treguar se 33 pacientë për momentin janë duke u trajtuar në këtë spital, të prekur më virusin COVID-19.

Siç tha ai, 24 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa për pacientët e tjerë janë duke pritur rezultatet.

“33 pacientë janë të shtruar, ndër ta 24 të konfirmuar me COVID-19. Për të tjerët priten sot rezultatet. 20 pacientë janë më osksigjeno – terapi, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje më të rëndë”, ka thënë Pllana.

I pyetur edhe për personelin shëndetësor, ai tha se për momentin 10 teknikë medicinalë janë të prekur me COVID-19.

Ndryshe, vetëm gjatë ditës së premte, në gjithë Kosovën, pozitivë me COVID-19 rezultuan 162 persona, ndërsa 10 persona ndërruan jetë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?