Vdes zyrtari i LDK-së

Ka ndërruar jetë veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Selman Shabani. Ka vdekur Selman Shabani, veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti i këtij subjekti politik, Adem Salihaj, shkruan lajmi.net. Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje: Qenka ndarë nga ne edhe Selman Shabani, një lajm vërtetë i pikëllueshëm. […]
Ka ndërruar jetë veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Selman Shabani.
Ka vdekur Selman Shabani, veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti i këtij subjekti politik, Adem Salihaj, shkruan lajmi.net.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Qenka ndarë nga ne edhe Selman Shabani, një lajm vërtetë i pikëllueshëm. Selman Shabani për shumë dekada ishte veprimtar i devotshëm i LDK-së dhe çështjes kombëtare, gjithnjë i palodhshëm, i heshtur dhe i sinqertë, me një kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, i gatshëm për veprimtari dhe sakrificë edhe në rrethanat më të rënda.
Ngushllime të sinqerta familjes dhe nëndegës së LDK-së në Gaçkë!
Do ta përkujtojmë gjithnjë me respekt.
Pushoftë në paqe në dheun e Kosovës!.












