Varroset i riu nga Shtimja, motra thotë se veç koronavirusit s’kishte sëmundje tjera

Varroset i riu nga Shtimja, motra thotë se veç koronavirusit s’kishte sëmundje tjera

Mbrëmë ka humbur betejën me Covid-19, 34 vjeçari nga Shtimja, Afrim Tafa. I riu ishte punëtor i Komunës së Shtimes. Familjarët e tij kanë treguar për gazetën Objektiv se Afrimi para se të infektohej, ishte mirë me shëndet, pasi merrej edhe me aktivitete sportive. Sebahate Tafa, motra e të ndjerit, ka thënë se vëllai i […]

I riu ishte punëtor i Komunës së Shtimes. Familjarët e tij kanë treguar për gazetën Objektiv se Afrimi para se të infektohej, ishte mirë me shëndet, pasi merrej edhe me aktivitete sportive.

Sebahate Tafa, motra e të ndjerit, ka thënë se vëllai i saj nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese, pos që ishte infektuar me virusin korona.

“Jo s’ka pas asnjëherë, alpinist ka qenë. Ai ka qëndruar gati dy javë në Prishtinë në Klinikën Infektive”, tha Tafa.

Familjarët janë shprehur të kënaqur me trajtimin që ju ka bërë në QKUK.

Motra e të ndjerit, që është më profesion infermierie tregon për vështirësitë që kishte kaluar vëllai i saj para se të ndërronte jetë.

“Ka pas vazhdimisht temperaturë edhe vështirësi në frymëmarrje”, ka shtuar ajo.

Tafa tha se varrimimi 34 vjeçarit do të bëhet sot vetëm nga rrethi i ngushtë familjar për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

I tronditur me vdekjen e punëtorit të komunës që e udhëheqë është edhe kryetari i Shtimes, Naim Ismajli i cili përmes një shkrimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjes Tafa.

“Këto ditë që vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij, shpresoja që Afrim Djali si e quaja unë do ta përballonte këtë sfidë, por ja që Afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë, sepse si i ri që ishte, dhe një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës. Ngushëllime familjes Tafa”, ka shkruar kryetari Naim Ismajli.

I ndjeri ishte i martuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?