Vaksina e kompanisë Novavax nxit prodhimin e antitrupave kundër COVID-19

Kompania amerikane, Novavax, njoftoi se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19, ka nxitur një përgjigje të fortë të imunitetit, duke prodhuar më shumë antitrupa, sesa janë të pranishëm në pacientët e shëruar. Antitrupat janë proteina të sistemit imunitar në trupin e njeriut që luftojnë infeksionet. Pas dozës së parë, të gjithë subjektet që morën vaksinën […]

Antitrupat janë proteina të sistemit imunitar në trupin e njeriut që luftojnë infeksionet.

Pas dozës së parë, të gjithë subjektet që morën vaksinën zhvilluan, antitrupa që bllokojnë virusin SARS-CoV-2, për tu lidhur në qelizat njerëzore.

Shumica e personave gjithashtu zhvilluan “antitrupa neutralizues” të cilët janë më të fuqishëm dhe parandalojnë viruset të infektojnë qelizat.

Pas një doze të dytë, të dhënë 28 ditë më vonë, të gjithë pjesëmarrësit kishin antitrupa neutralizues më të fuqishëm.

Kompania tha se efektet anësore përgjithësisht ishin të lehta, raporton AFP.

Faza e fundit e provës është vendosur të zhvillohet këtë vjeshtë.

Qeveria amerikane i ka dhënë kompanisë 1.6 miliard dollarë për të zhvilluar vaksinën, por sa i takon afatit kohor, kjo kompani është prapa firmave të tjera, përfshirë Moderna dhe AstraZeneca, të cilat kanë hyrë në fazat e fundit të provave të tyre.

Kompania thotë se ilaçi, i cili është një përbërje e lëngshme, mund të ruhet në dy deri në tetë gradë celsius.

Në pranverë, kompania tha se kishte provuar efikasitetin e një vaksine kundër gripit sezonal që e kishte zhvilluar duke përdorur të njëjtën teknologji./REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?