Uragani Laura godet me 250 km/h Luizianan në ShBA – shkakton dëme të jashtëzakonshme

Uragani Laura po bën kërdi në shtetin amerikan të Luizianas (Louisiana), duke shkaktuar përmbytje dhe duke lënë qindra mijëra shtëpi pa energji elektrike. Parashikuesit e motit paralajmëruan se stuhia, e regjistruar në kategorinë katër kur goditi bregun me erëra që shkonin në 240 kilometra në orë, kërcënonte të shkaktonte valë të pambijetueshme stuhish. Uragani Laura […]
Parashikuesit e motit paralajmëruan se stuhia, e regjistruar në kategorinë katër kur goditi bregun me erëra që shkonin në 240 kilometra në orë, kërcënonte të shkaktonte valë të pambijetueshme stuhish.
Uragani Laura është një ndër stuhitë më të mëdha që ka goditur ShBA-të, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Gjysmë milioni banorëve iu është thënë të largohen nga pjesë të Teksasit dhe Luizianas.
Ky uragan shkaktoi menjëherë përmbytje në orët e para të mëngjesit të kohës së atjeshme lokale. Por, më vonë ai u ul në shkallë në kategorinë tre, me erërat që shkonin në 208 kilometra në orë.
Stuhia ka rënë edhe më shumë në fuqi, duke rënë në kategorinë dy, dhe pritet të dobësohet edhe më tej.
Më shumë se 390 mijë shtëpi në Luizianë kanë mbetur pa energji elektrike. /Periskopi












