Turizmi në Shqipëri bie në pikën më të ulet

Turizmi në Shqipëri bie në pikën më të ulet

COVID-19 ka vijuar të kufizojë lëvizjet çka ka rezultuar në një situatë dramatike sidomos për sektorin e turizmit në këto muaj të verës. Instituti i Statistikave raportoi se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Korrik 2020, janë 663.980. Krahasuar me Korrik 2019, ky tregues rezulton me rënie 61,5 %. […]

COVID-19 ka vijuar të kufizojë lëvizjet çka ka rezultuar në një situatë dramatike sidomos për sektorin e turizmit në këto muaj të verës. Instituti i Statistikave raportoi se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Korrik 2020, janë 663.980. Krahasuar me Korrik 2019, ky tregues rezulton me rënie 61,5 %.

“Në Korrik 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në territorin shqiptar janë 387.716. Krahasuar me Korrik 2019, ky numër ka rënë me 67,1 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në shtatëmujorin 2020 është 1.169.610, duke rënë me 64,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Përgjatë shtatë muajve të 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 52,4 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 88,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019” thuhet në publikimin e INSTAT.

Përgjatë këtyre muajve kryesisht në qershor dhe korrik përveçse shtetasve nga Kosova ka pasur hyje nga vende të tjera si Polonia apo Bjellorusia kryesisht turistë me chartera por që nuk kanë mundur të bëjnë ndonjë diferencë. Vetëm në korrik ka pasur 9600 turistë gati katër herë më pak se korriku i një viti më parë ndërsa si 7 mujor hyrjet e polakëve në vendin tonë për 2020 rezultojnë 11 800.

Pandemia ka kufizuar edhe daljet e shtetasve shqiptarë. Sipas INSTAT daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori shqiptar, gjatë muajit Korrik 2020, janë 545.962 duke shënuar një rënie me 62,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Korrik 2020 janë 246.334. Krahasuar me Korrik 2019, ky numër ka rënë 52,3 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Korrik 2020, janë 299.628. Krahasuar me Korrik 2019, ky numër ka rënë 68,4 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në shtatë mujorin 2020, është 1.626.642 duke rënë 48,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet në raport.

t.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?