Tronditëse: Shkencëtarët britanikë thonë se janë zhdukur 28 trilionë ton akull nga viti 1994

28 trilionë ton akulli janë zhdukur nga sipërfaqja e tokës që nga viti 1994. Ky është konluzioni shastisës i shkencëtarëve britanikë që kanë analizuar pamjet satelitore të poleve, maleve dhe akullnajave të planetit për të matur se sa akull është humbur shkaku i ngrohjes globale të shkaktuar nga rritja e emetimeve të gazrave serrë. Shkencëtarët […]
Ky është konluzioni shastisës i shkencëtarëve britanikë që kanë analizuar pamjet satelitore të poleve, maleve dhe akullnajave të planetit për të matur se sa akull është humbur shkaku i ngrohjes globale të shkaktuar nga rritja e emetimeve të gazrave serrë.
Shkencëtarët – me bazë në universitetet e Leedsit dhe Edinburghut dhe Universitetit të Londrës – përshkruan nivelet e humbjes së akullit si “tronditëse” dhe paralajmëruar se analizat e tyre nënkuptonin që rritja e nivelit të detit, e shkaktuar nga shkrirja e akullnajave dhe masave të akullit, mund të mbërrijë në një metër deri në fund të shekullit, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

“Për ta kontekstualizuar, çdo centimetër i rritjes së nivelit të detit nënkupton se një milion njerëz do të zhvendosen nga vendet e tyre që do të mbulohen nga uji,” tha profesori Andy Shepherd, drejtor i Qendrës në Universitetin e Leedsit për Observime Polare.
Shkencëtarët po ashtu paralajmëruar që shkrirja e akullit në këto sasi është tashmë seriozisht duke e reduktuar aftësinë e planetit për të kthyer mbrapsht radiacionin diellor në hapësirë.
Akulli i bardhë po zhduket dhe deti apo toka e zezë e ekspozuar poshtë po absorbon më shumë e më shumë nxehtësi, duke rritur kësisoj edhe ngrohjen e planetit.












