Thaçi nga Rahoveci: Jemi të bekuar me bereqetin e tokës sonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar pamje nga vreshtat në Rahovec. Përmes postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se këto vreshta të mrekullueshme i ka bërë puna, djersa dhe mundi i bujqve tanë. “Krenar me Toskanën kosovare. Jemi të bekuar me bereqetin e tokës sonë. Këto vreshta në Rahovec, të mrekullueshme i ka bërë […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar pamje nga vreshtat në Rahovec.
Përmes postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se këto vreshta të mrekullueshme i ka bërë puna, djersa dhe mundi i bujqve tanë.
“Krenar me Toskanën kosovare. Jemi të bekuar me bereqetin e tokës sonë. Këto vreshta në Rahovec, të mrekullueshme i ka bërë puna, djersa dhe mundi i bujqve tanë”, ka shkruar Thaçi sipër videos.












