Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dy persona me skuter gjuajnë një tjetër

Të shtëna më armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, deri tani nuk raportohet për të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmoret e Kombit”, ku siç njofton policia, një person ka deklaruar se deri sa ishte duke dalur nga një market, dy persona të panjohur të cilët kishin qenë në një skuter, kanë […]
Të shtëna më armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, deri tani nuk raportohet për të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmoret e Kombit”, ku siç njofton policia, një person ka deklaruar se deri sa ishte duke dalur nga një market, dy persona të panjohur të cilët kishin qenë në një skuter, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Sipas tij ai ka dëgjuar rreth 5 të shtëna, por nuk është qëlluar. Nuk raportohet për viktima tjera deri në ketë moment.
Njoftimi i plotë:
Me 24.08.2020 rreth orës 21:20 Policia ka pranuar një informatë se në Prishtinë në rrugën “Dëshmoret e Kombit” ka të shtëna me armë. Njësitë relevante të stacionit policor “Jugu” iu janë përgjigjur menjeher informatës dhe kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë hasur në personin mashkull, i cili ka deklaruar se deri sa ishte duke dalur nga një market, dy persona të panjohur të cilët kishin qenë në një skuter, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Sipas tij ai ka dëgjuar rreth 5 të shtëna, por nuk është qëlluar. Nuk raportohet për viktima tjera deri në ketë moment.
Policia janë endë në vendin e ngjarjes duke ndërmarr veprime operacionale dhe hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.












