Të paktën 13 të vdekur në një klub nate në Peru – Shtypën njëri-tjetrin duke ikur nga policia

Të paktën 13 persona janë shtypur për vdekje ose janë asfiksuar teksa kanë tentuar që të dalin nga një klub nate në Lima të Perusë, pasi policia kishte hyrë në këtë lokal për t’i shpërndarë të pranishmit. Ky klub i natës, në kryeqytetin e Perusë, sipas autoriteteve, ishte i hapur në kundërshtim me masat e […]

Ky klub i natës, në kryeqytetin e Perusë, sipas autoriteteve, ishte i hapur në kundërshtim me masat e vendosura nga autoritetet për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Edhe të paktën gjashtë persona të tjerë janë lënduar, përfshirë edhe tre policë. Në momentin kur policia hyri që të bastisë këtë klub nate, në të ishin rreth 120 persona, të cilët tentuan që të iknin që aty.

“Në këto rrethana, kur njerëzit tentojnë që të dalin, ata zakonisht përfundojnë duke shtyrë njëri-tjetrin”, tha shefi i policisë, Orlando Velasco.

Ministria e Brendshme tha përmes një njoftimi për media se të pranishmit në këtë klub nate tentuan që të dilnin nga një derë e vetme, ku u krijua tollovi, me ç’rast njerëzit filluan ta shtynin njëri-tjetrin dhe u bllokuan në mes të derës dalëse dhe disa shkallëve që të nxirrnin jashtë këtij lokali.

Policia ka arrestuar 23 pjesëmarrës në festën që ishte organizuar në këtë klub nate, tha ministria peruane.

Peruja ka urdhëruar mbylljen e bareve dhe klubeve të natës që prej muajit mars dhe ka ndaluar ndejat me shumë njerëz.

Deri më tani në Peru janë regjistruar mbi 585 mijë raste me koronavirus dhe numri i vdekjeve është mbi 27 mijë./Rel/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?