Takimi i pushtetarëve: Heshtja e Hotit dhe fyerja e qortimi që Limaj i bëri Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në një takim sot kryetarët e partive të koalicionit qeveritar. Por, duket se ky takim nuk ka shkuar aq mirë pasi që askush përveç Fatmir Limajt nuk ka folur për media. Kryeministri është parë derisa dilte nga ky takim me një çehre të zakonshme por pa folur fare […]
Kryeministri është parë derisa dilte nga ky takim me një çehre të zakonshme por pa folur fare për media mbi rrjedhën që ka pasur takimi.
Për media nuk folën as Haradinaj e as Mustafa, shkruan Periskopi.
Një heshtje e tillë mund të jetë indikacion se ky takim nuk ka shkuar mirë mes partnerëve në fjalë.
Por, çka tha Fatmir Limaj?
Z.Limaj u duk të ekspozonte disponimin e keq me partnerët e koalicionit qeveritar pasi fyu e qortoi ambiciet e tyre për pozitën e presidentit si “të turpshme”.
Deri tash, AAK dhe LDK kanë shprehur dëshirën e tyre për të marrë pozitën që aktualisht mbahet nga Hashim Thaçi.
Limaj u duk të ishte kritik edhe i qeverisë duke kontestuar stabilitetin e saj. Ai tha se vendit i duhej një qeveri gjithpërfshirëse dhe stabile. /Periskopi












