Takim para punimeve, akterët do të mblidhen në Deçan për rrugën drejt Plavës

Takim para punimeve, akterët do të mblidhen në Deçan për rrugën drejt Plavës

Punimet për rrugën Deçan-Plavë gjatë kësaj jave kanë përplasur autoritetet qendrore në Prishtinë dhe ato lokale në Deçan. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kërkonte që të pezulloheshin punimet në zonën e mbrojtur në afërsi të manastirit të Deçanit, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj insistonte që punimet të vazhdonin. E pas një takimi që […]

Punimet për rrugën Deçan-Plavë gjatë kësaj jave kanë përplasur autoritetet qendrore në Prishtinë dhe ato lokale në Deçan.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kërkonte që të pezulloheshin punimet në zonën e mbrojtur në afërsi të manastirit të Deçanit, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj insistonte që punimet të vazhdonin. E pas një takimi që zhvilluan të dyja palët u dakorduan që punimet të ndërpriten për një kohë. E përkundër kësaj ndërprerje, Ramosaj beson që shpejt do nisin punimet e kësaj rruge.

Kreu i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj për KosovaPress ka thënë se ka disponim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë.

Ramosaj thotë se përmes realizimit të këtij projekti do t’i kthehet jeta qytetit të cilin ai e udhëheqë.

Ai tha se më datën 27 gusht do të zhvillojnë një takim me të gjithë akterët e përfshirë dhe se i njëjti do të realizohet në Deçan ku do jepen të gjitha sqarimet rreth këtij projekti që nxiti reagimin e të gjithëve.

“Disponimi i të gjithëve është të gjendet një rrugë (zgjidhje) e përbashkët, e pranueshme për të gjithë. Ne jemi peng i shumë marrëveshjeve, i shumë ligjeve, i shumë lëndimeve të cilat një nga një duhet të shqyrtohen në detaje. Në këtë qytet do të jetojmë bashkë dhe nga manastiri gjithmonë kam kërkuar që t’i respektojë nevojat e qytetarëve të komunës së Deçanit, dhe po ashtu edhe unë si kryetar jam i gatshëm t’i respektoj dhe t’i mbroj edhe nevojat dhe interesat e manastirit.[…] Unë jam i bindur që do fillojnë (punimet e rrugës) e kam një bindje time dhe me aq sa unë di dhe kam kontakte me njerëz të faktorit ndërkombëtar se jemi në rrugë të mbarë dhe Deçani po merr vëmendjen e duhur, vetëm duhet të kemi qasjen e duhur për zgjidhjen e këtyre probleme. Nuk po flasim për konteste politike, nuk po flasim për zbatime apo moszbatime të ligjeve e as për kontestin historiko-trashëgimor-fetar e tjera dhe nuk jemi duke bërë folklorizëm patriotik e politik, po duam këtij qyteti t’i japim jetë ”, theksoi ai.

Se rruga do të kryhet e thotë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili vlerëson se nuk duhet të krijohen tema politike dhe artificiale rreth kësaj rruge e cila do të sjellë vetëm të mira.

“Me këto ndryshimet e qeverive u vonuan pra dinamika e punës, tani jemi para një takimi të rëndësishëm dhe është tepër me rëndësi të sqarojmë që qëllimi edhe i kryetarit të Deçanit dhe të gjithë neve është që të përafrohen njerëzit. Pra, rruga t’i afrojë njerëzit e Kosovës me ata të Malit të Zi, në këtë rast të Deçanit me Plavën por edhe kulturat, besimin dhe fenë. Pra, rruga vetëm të mira do të sjellë, edhe për kishën, xhaminë dhe teqenë. Unë besoj që do të kryhet ajo rrugë, nuk e shoh të nevojshme të krijohet një temë politike prej kësaj rruge dhe artificiale”, tha Haradinaj për KosovaPress.

Edhe qytetarët e kësaj ane shprehën të revoltuar për ndalimin e punimeve në këtë pjesë. Ata thonë se ndërtimi i kësaj rruge është jetike për ta, prandaj paralajmërojnë edhe protesta nëse nuk rregullohet kjo çështje.

Jeton Shala i cili është banor i kësaj zone, thotë se rruga Deçan-Plavë është e rëndësishme për ta, prandaj thotë se punimet sa më parë duhet të rifillojnë.

Ai paralajmëron edhe protesta nëse nuk do vazhdojnë punimet për asfaltimin e kësaj rruge.

“Veprimet janë katastrofë dihet më historikisht që janë pallavra të këtyre klerikëve fetarë, por kjo së shpejti do të punohet dhe ne së shpejti do kthehemi… Neve na duhet patjetër (rruga) është jetike për ne, jemi banorë të këtij vendi dhe mendojmë të kthehemi patjetër, duhet të vazhdojnë punimet….ne do të organizojmë protesta dhe me çka do që të jetë e nevojshme”, tha ai.

Për Met Kajtazin ndërprerja e punimeve në këtë anë është jo e duhur. Ai thotë se rregullimi kësaj rruge ua lehtëson qarkullimin.

“Jo në rregull sepse është një rrugë që i lidh të gjithë rajonin e Deçanit me komunën e me të gjitha…E lehtëson qind për qind”, tha ai.

Për ndaljen e punimeve në rrugën brenda zonës së mbrojtur të Deçanit pati reagime të shumta. Gjithçka nisi pas reagimit të patriarkut të manastirit të Deçanit, Sava Janiq, e që u pasua edhe me reagime edhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Kujtojmë që pak pas e mori mandatin si kryeministrit i Kosovës, Avdullah Hoti bëri përurimin e një segmenti të rrugës Deçan-Plavë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?