Shtyhet samiti i Forumit Ekonomik Botëror në Davos

Samiti i Forumit Ekonomik Botëror, i paraparë të mbahet në Davos të Zvicrës në muajin janar, u shty për verën e vitit të ardhshëm, për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Këshilla e ekspertëve është se ne nuk mund ta mbajmë [samitin] në mënyrë të sigurt në janar”, tha përmes një deklarate Forumi Ekonomik Botëror. Samiti, […]

Samiti i Forumit Ekonomik Botëror, i paraparë të mbahet në Davos të Zvicrës në muajin janar, u shty për verën e vitit të ardhshëm, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Këshilla e ekspertëve është se ne nuk mund ta mbajmë [samitin] në mënyrë të sigurt në janar”, tha përmes një deklarate Forumi Ekonomik Botëror.

Samiti, që mbledh udhëheqës të shteteve të botës, mbahet çdo vit në Davos, qysh më 1971.

Forumi Ekonomik Botëror e portretizon veten si adresën kryesore për mbledhjen e elitës politike dhe biznesore, me qëllim diskutimin e sfidave të globalizmit.

Grupi tha se vendimi për të shtyrë samitin “nuk është marrë me lehtësi, pasi nevoja që liderët globalë të mblidhen dhe të hartojnë shtegun e rimëkëmbjes” nga pandemia e koronavirusit, është “shumë urgjente”.

Forumi Ekonomik Botëror tha se do t’i bëjë publike datat dhe lokacionin e takimit të shtyrë pasi të krijohen kushtet e shëndetit dhe të sigurisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?