Shtëpia e Bardhë: Zbulim i rëndësishëm për trajtimin e koronavirusit

Shtëpia e Bardhë: Zbulim i rëndësishëm për trajtimin e koronavirusit

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump do të njoftojë të dielën në mbrëmje një “zbulim tejet të rëndësishëm që lidhet me një terapi” për trajtimin e koronavirusit. Pandemia ka shkaktuar deri tani më shumë se 176 mijë të vdekur në SHBA dhe ka infektuar mbi 5.6 milionë të tjerë, më shumë se në […]

Trump shkruante se ngadalësimi është pasojë e të ashtuquajturit “shtet brenda shtetit”, një teori konspiracioni sipas së cilës brenda sistemit politik amerikan po zhvillohet një komplot nga një qeveri e fshehur, brenda qeverisë së zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Por Presidenti nuk ofroi ndonjë provë lidhur me këtë pohim të tij.

Komentet e Trump pasojnë gjithashtu një artikull të botuar nga agjencia “Reuters” të enjten ku thuhej se një zyrtar i lartë i Administratës së Ushqimit dhe Barnave kishte bërë të ditur se do të largohej nga detyra nëse administrata Trump miratonte një vaksinë përpara se ajo të shpallej e sigurt dhe efektive.

Po presidenti shkruante të shtunën se: “Duhet të përqëndrohemi tek shpejtësia e të shpëtojmë jetë njerëzish”.

 

 

Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha të shtunën vonë në mbrëmje se sekretari për Shëndetit dhe i Burimeve Njerëzore Alex Azar dhe shefi i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, Stephen Hahn do të jenë të pranishëm kur zoti Trump të bëjë publik lajmin mbi terapitë. Një zhvillim ky që vjen një ditë përpara fillimit të Kuvendit Kombëtar Republikan, ku Trump do të riemërohet për të garuar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Ekspertë të shumtë të shëndetësisë kanë thënë se vaksina kundër koronavirusit nuk do të jetë në dispozicion deri para fundit të këtij viti ose në fillim të vitit 2021, duke theksuar se do të jetë gati vetëm pasi të rezultojnë me sukses provat klinike mbi efikasitetin e saj, të cilat kanë nisur tashmë në disa vende, duke përfshirë SHBA’në.

Trump është akuzuar nga Biden dhe demokratët se ka dështuar me trajtimin e pandemisë në vend. Por Presidenti ka thënë shpesh se gjetja e një trajtimi ndaj sëmundjes infektive është pranë dhe ka pohuar se virusi thjesht do të zhduket.

Ish-Nënpresidenti Biden, i cili pranoi emërimin për presidentin nga demokratët javën e kaluar akuzoi Trump se edhe: “pas gjithë kësaj kohe, nuk ka ende një plan për të luftuar pandeminë. Ai nuk arriti të mbrojë Amerikën”, tha zoti Biden duke e konsideruar këtë një gjë të pafalshme.

Të dielën shefi i Personelit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadows i doli në mbrojtje postimit në Twitter të Presidentit Trump gjatë një interviste për rrjetin televiziv “Fox News”.

Meadow u ankua mbi ritmin e testimeve të mbikëqyrura nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.

“Ne nuk do t’i biem shkurt në raport me proceset kërkimore”, tha zoti Meadows. “Ne do të shkurtojmë burokracitë. Unë e përshëndes Pnresidentin lidhur me këtë postim të tij”.

Senatori Chris Coons, një mbështetës i Biden, tha në një intervistë për “Fox News” se presidenti Trump “ka dështuar të veprojë me përgjegjësi” në trajtimin e koronavirusit.

“Ai ka humbur rrugën dhe nuk pranon ndihmë. Donald Trumpi ka dështuar të përballet me këtë pandemi”, shtoi Coons./voa

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?