Shtëpia e Bardhë njofton për zbulimin epokal për koronavirusin: Trump do të flas pas pak

Shtëpia e Bardhë ka ngulmuar një zbulim epokal për terapinë ndaj koronavirusit të cilën do ta bëj të ditur presidenti amerikan Donald Trump në një konferencë shtypi pas pak. “Konferencë për media me presidentin Donald Trump në ora 6 pas dite lidhur me një zbulim madhor epokal terapeutik mbi virusin kinez. Sekretari Azat dhe Dr.Hahn […]
“Konferencë për media me presidentin Donald Trump në ora 6 pas dite lidhur me një zbulim madhor epokal terapeutik mbi virusin kinez. Sekretari Azat dhe Dr.Hahn do të jenë të pranishëm.” – ka thënë sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany, përcjell Periskopi.
Trumpi do ta bëj këtë njoftim të madh përkrah Sekretarit të Shërbimeve Njerëzore dhe Shëndetësore, Alex Azar dhe drejtorit të Administratës së Ilaçeve dhe Ushqimeve, Stephen Hahn.
Gjatë ditës së djeshme, Trump kishte akuzuar këtë agjenci se kishte shtyrë trajtimet e mundshme të koronavirusit për ta penguar fushatën e tij për rizgjedhje. /Periskopi












