Shërohet nga koronavirusi Komandanti i Njësive Speciale të Policisë: Faleminderit mjekët, heronjtë tanë

Komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri është shëruar nga COVID-19. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Gërguri. Gërguri ka thënë që ka marrë konfirmimin nga Instituti që ai bashkë me familje që ishin infektuar tashmë kanë kaluar këtë sfidë. Ndërsa ka falënderuar mjekët që i ka quajtur edhe si […]
Komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri është shëruar nga COVID-19.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Gërguri.
Gërguri ka thënë që ka marrë konfirmimin nga Instituti që ai bashkë me familje që ishin infektuar tashmë kanë kaluar këtë sfidë.
Ndërsa ka falënderuar mjekët që i ka quajtur edhe si heronj.
“Të dashur miq,
Pas një periudhe sfiduese, të përballjes me virusin COVID-19,nga IKSHP pranova konfirmimin se bashkë me familje jemi në mesin e të shëruarve!
Ju falenderoj shumë për kujdesin dhe përkrahjen e treguar ndaj meje dhe familjes time. Në veçanti mirënjohje për mjekët, heronjtë tanë, të cilët po punojnë pa ndalë dhe pa kursyer edhe shëndetin e tyre, me theks të veçantë ata në Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore në organizatën ku punoj!
Kujdesuni për vetën, familjen dhe të tjerët, veproni sigurt, ruajeni shëndetin!
Faleminderit”, ka thënë Gërguri.












