Sa pasuri ka deklaruar Albin Kurti pasi ishte bërë kryeministër

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Anti Korrupsion më 3 mars 2020, një muaj pas marrjes së detyrës si kryeministër. Në të dhënat që ka deponuar ish-kryeministri Albin Kurti në AKK, figuron apartamenti i blerë i bashkëshortes në vlerë 400 mijë euro. Para të gatshme kreu i VV’së […]
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Anti Korrupsion më 3 mars 2020, një muaj pas marrjes së detyrës si kryeministër.
Në të dhënat që ka deponuar ish-kryeministri Albin Kurti në AKK, figuron apartamenti i blerë i bashkëshortes në vlerë 400 mijë euro.
Para të gatshme kreu i VV’së ka deklaruar se posedon 934 euro e 38 cent kurse 9 mijë e 650 euro e 39 cent para të gatshme ka bashkëshortja e tij në Oslo të Norvegjisë.
Ish-kryeministri Albin Kurti detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik nuk ka deklaruar asnjë shumë, ndërkaq bashkëshortja e tij ka kredi në vlerë prej 242,224.83 euro në Norvegji për blerje apartamenti.
Të hyra vjetori Kurti ka deklaruar 19.040.78 euro nga Kuvendi i Kosovës kurse bashkëshortja ka pagë 46 mijë e 990 euro në shtetin norvegjez.
Në të dhëna të tjera, Albin Kurti ka sqaruar se jeton në apartament me qira. Marrjen e detyrës si kryeministër i Republikës së Kosovës e ka pranuar me datën 04 shkurt, 2020, paga mujore e kësaj pozite është 1,443.20 euro.
https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2020/Qeveria/Zyra%20e%20kryeministrit%20te%20Republikes%20se%20Kosoves/Albin%20Kurti.pdf












