Rukiqi nga Oda Ekonomike thotë se po merr qindra mesazhe nga qytetarët që duan t’i marrin 10% të trustit

Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) ka publikuar një mesazh në profilin e tij në Facebook duke treguar nevojën qytetare për tërheqjen e 10 përqindëshit të parave të mbledhura në TRUST. Rukiqi ka deklaruar se ka marrë qindra mesazhe të tilla që kërkojnë miratimin e ligjit që mundëson sa më parë tërheqjen […]
Rukiqi ka deklaruar se ka marrë qindra mesazhe të tilla që kërkojnë miratimin e ligjit që mundëson sa më parë tërheqjen e parave të Trustit nga qytetarët pas krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19.
Sidoqoftë, sipas statistikave një pjesë e madhe e qytetarëve ka në Trust një shumë fare të vogla parash, shkruan Periskopi.
“Gjate ketyre javeve kam pranuar qindra mesazhe te ngjashme. Sic po shihet, masa e pakos te rimekembjes, qe ka te beje me terheqjen e mjeteve ne Trustin e Kursimeve Pensionale, eshte me e mireseardhura nga qytetaret. Kjo mase duhet te kombinohet me voucheret, qe duhet te shperndahen nga Qeveria per blerje te produkteve vendore dhe te sherbimeve turistike brenda vendit.
Kuvendi e ka per obligim te kthehet sa me shpejt nga pushimet, per te kaluar Ligjin per Rimekembjen Ekonomike, qe qytetaret dhe bizneset te pranojne nje “infuzion financiar”, shume te domosdoshem per muajt qe po na presin.” – ka shkruar z.Rukiqi.












