Rregullat që duhet të ndiqni sa herë vishni taka!

Rregullat që duhet të ndiqni sa herë vishni taka!

Ka kaq shumë fuqi tek takat dhe çdo vajzë e di mirë ku e kemi fjalën, por ka diçka. Nëse nuk zgjidhni të duhurat dhe nuk silleni si duhet me to, magjia e elegancës zbehet. Askush s’e do këtë, prandaj hidhini një sy rregullave që duhet të keni parasysh para se të blini një palë […]

Ka kaq shumë fuqi tek takat dhe çdo vajzë e di mirë ku e kemi fjalën, por ka diçka. Nëse nuk zgjidhni të duhurat dhe nuk silleni si duhet me to, magjia e elegancës zbehet. Askush s’e do këtë, prandaj hidhini një sy rregullave që duhet të keni parasysh para se të blini një palë këpucë të reja apo vishni takat e radhës.

#1. Thembër- gishtërinj dhe jo gishtërinj- thembër

Që ecja juaj të duket sa më natyrale sigurohuni të vendosni fillimisht thembrën dhe më pas pjesën e përparme të këmbës. Përndryshe do të dukeni sikur po ecni në majë të gishtërinjve.

#2.Bëni hapa të vegjël

Ecja në një mënyrë të tillë do t’ju ndihmojë të ruani ekuilibrin.

#3. Mos vraponi

Nëse po përpiqeni të mbyllni punë shpejt e shpejt me takat e më pas t’u jepni duart, ndaloni dhe mos e bëni më. Përpiqu ta merrni më lehtë faktin që jeni mbi taka, ndaj mos nxitoni, a thua se shputat i keni mbi një palë shapka të rehtashme plot me pupla.

#4. Qëndroni drejt

Mbajeni shpinën drejt dhe nxirreni bustin përpara. Bëjeni këtë gjë sapo të vishni takat në mënyrë që trupi të mësohet me këtë balancim.

#5. Përfytyroni sikur po ecni në një vijë të drejtë

Kështu do të fokusoheni më mirë në ecjen tuaj ndërkohë që vija ju shërben si busull.

#6. Sigurohuni që takat janë fiks masa juaj!

Gjasat që të rrëzoheni apo të keni dhimbje të tmerrshme këmbe janë të mëdha. Shtoji kësaj komentin e shëmtuar që dëgjohet në horizont: “Duken si të marra borxh”!

#7. Sa më e trashë taka, aq më mirë!

Do të ecni më rehat, trupi do të duket më bukur dhe mbi të gjitha s’do t’i shkaktoni atij asnjë dëmtim. Falë tyre, mund të vishni taka gjithë jetën tuaj!

#8. Kurrë po kurrë, mos harroni pedikyrin!

Thonjtë e këmbës duhet të jenë gjithnjë të rregullt. Ç’kuptim ka një taka e bukur në këmbë të pakuruar?

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar