Rozana Radi publikon momentin kur hajni i hyri në dyqan (Video)

Rozana Radi publikon momentin kur hajni i hyri në dyqan (Video)

Dyqani i këngëtares shqiptare Rozana Radi mbrëmjen e kaluar ka rënë pre e vjedhjes. Radi ka bërë publike videon me momentin kur një person hyn në lokalin e saj. Në video duket qartë momenti kur personi i drejtohet sirtarëve dhe kontrollon, por nuk gjen asgjë. E pas publikimit të videos në rrjetet sociale, Radi ka […]

Dyqani i këngëtares shqiptare Rozana Radi mbrëmjen e kaluar ka rënë pre e vjedhjes.

Radi ka bërë publike videon me momentin kur një person hyn në lokalin e saj. Në video duket qartë momenti kur personi i drejtohet sirtarëve dhe kontrollon, por nuk gjen asgjë.

E pas publikimit të videos në rrjetet sociale, Radi ka marrë komente negative ndaj të cilave ajo ka reaguar.

“E shokuar nga mesazhet e një shoqërie nën nivelin mesatar të inteligjencës. Mendoj se shoqëria jonë ka predispozita të vuajë dhe të shtypet më lehtë nga çdo qeveri. Ju sugjeroj të mos rrini Instagram-eve duke më mësuar si t’ia fal djersën time një hajduti, por ngrini zërin për të drejtat e grave, për taksat e larta, për punëtorët qe po i pushojnë nga puna në masë, për televizionet që po mbyllen e po lihen rrugëve qindra punëtorë në kohë pandemie, për bukën që hamë e që të përmban 1000 pisllëqe brenda”, ka thënë ajo.

“Nuk të rrëzohet shtëpia e as nuk varfërohesh ti pse më vodhën djersën mua. Por të paktën mos ma numëro dhe shkel djersen time! Kam filluar dita-ditës bindem ta lë këtë vend , jo sepse s’e dua, por njerëzit si ju më bëjnë të mos më pëlqejë as ajri i mëngjesit. Mirë na e bëjnë qeveritë kur hipin atje lart. Ata preferojnë një shoqëri injorante, pasi e kanë më të lehtë të kenë pushtet të plotë dhe të dominojnë jetën e popullatës së vet për qëllimet e tyre personale,” ka shtuar ajo.

Këngëtarja ka konfirmuar për Top Channel se ka denoncuar rastin në polici dhe se tashmë kanë nisur hetimet.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya