Rastet sipas komunave: Infektime në shumë vendbanime, Prishtina sërish bindshëm e para

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka treguar për rastet e infektimeve të reja me Covid-19. Ajo që shqetëson shumë është veçanërisht numri i të vdekurve për 24 orët e fundit, e që është plot 10. Ndërkohë që numri i të infektuarve është plot 111, ose 45 më pak se numri i të shëruarve, shkruan Periskopi. […]
Ajo që shqetëson shumë është veçanërisht numri i të vdekurve për 24 orët e fundit, e që është plot 10.
Ndërkohë që numri i të infektuarve është plot 111, ose 45 më pak se numri i të shëruarve, shkruan Periskopi.
Por, sa i përket komunave vazhdon të thellojë epërsinë kryeqyteti, Prishtina, me 25 raste. 24 nga këto 25 janë pikërisht nga qyteti i Prishtinës ndërkohë që një është nga qyteti i Besisë.
E dyta është Peja me 13 raste, ndërsa në vend të tretë Gjilani me 10.
Statusi i plotë:
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste,
komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Shtime.












