Rastet nëpër komuna: Prishtina bindshëm e para, befason për të mirë Peja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar për rezultatet e 25 orëve të fundit me Covid-19, një orë më vonë se sa që ndodh zakonisht. Sidoqoftë, lajmi i mirë është se ka zbritur ndjeshëm numri i të vdekurve, nga 8 sa ishte dje në 4 sot. Numri i rasteve të konfirmuara është 157 ndërsa […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar për rezultatet e 25 orëve të fundit me Covid-19, një orë më vonë se sa që ndodh zakonisht.
Sidoqoftë, lajmi i mirë është se ka zbritur ndjeshëm numri i të vdekurve, nga 8 sa ishte dje në 4 sot.
Numri i rasteve të konfirmuara është 157 ndërsa i të shëruarve është 154, shkruan Periskopi.
Sa i përket komunave, nuk ka ndonjë befasi të dukshme. Prishtina vazhdon të mbetet në krye të listës me një epërsi shumë të madhe ndaj komunave të tjera.
Kryeqyteti ka 1/3 e rasteve të përgjithshme me 52 sosh. Dje ndërkohë i kishte 51.
Peja ndërkohë ka zbritur nga maja e listës ku qëndronte për disa ditë rresht, dhe sot ka shënuar vetëm 2 raste të reja.
Rastet nëpër të gjitha komunat e Kosovës:
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Kaçanik, Skenderaj dhe Zubin Potok.












