Racizmi në Amerikë: I ziu pa armë u vra me shtatë plumba, i bardhi ecë me armë në dorë mes policëve dhe vret dy të zinj

Racizmi në Amerikë: I ziu pa armë u vra me shtatë plumba, i bardhi ecë me armë në dorë mes policëve dhe vret dy të zinj

Protestat tashmë disa-mujore në Amerikë me shumë gjasë kanë marrë vëmendjen e shumë lexuesve nga Kosova që duan të kuptojnë rëndesën dhe seriozitetin e tyre. Së fundi, dy incidente të ndara e ilustrojnë edhe më mirë situatën e rëndë nëpër të cilën po kalon vendi ynë mik. George Floyd, amerikani i zi që u vra […]

George Floyd, amerikani i zi që u vra nga Policia që e mbante gjurin mbi qafën e tij u bë shkaktar i protestave e trazirave në shumë qytete amerikane – por edhe i debateve të nxehta politike për këtë temë.

Pas tij pasuan një varg incidentesh të tjera që provokuan të tjera protesta të dhunshme.

E ngjarja e fundit ka të bëj me afroamerikanin Jacob Blake, i cili u vra nga një zyrtar policor me shtatë plumba ani pse videot e tregonin të paarmatosur dhe jokërcënues, shkruan Periskopi.

Pasi shpërthyen protestat për këtë ngjarje të rëndë, një 17 vjeçar i bardhë qëlloi tre protestues dy prej të cilëve mbetën të vdekur. Ai ishte kapur nga kamerat derisa po ecte me pushkë në dorë dhe krejtësisht i injoruar nga policia që ndodhej aty.

Presidenti amerikan Donald Trump ende nuk ka folur për këto ngjarje, ndërkohë që sonte pritet të mbajë fjalimin e tij në Konventën Kombëtare Republikane ku pranon garimin për një mandat të dytë në Zyren Ovale.

Republikanët e kanë mohuar që në ShBA ekziston ai që quhet “racizëm sistemik” për ekzistencën dhe çrrënjosjen e të cilit po avokojnë protestuesit dhe një pjesë e madhe e Demokratëve, përfshirë edhe kandidatin presidencial, Joe Biden.

Protestat në ShBA pritet të kenë një rol të madh – e ndoshta vendimtar – në përcaktimin e fituesit të garës presidenciale të 3 nëntorit të këtij viti. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?