Qeveria e Gjermanisë flet për gjendjen e kritikut të Putinit, Aleksej Navalnyt

Qeveria e Gjermanisë flet për gjendjen e kritikut të Putinit, Aleksej Navalnyt

Qeveria gjermane ka thënë se “ka mundësi” që kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny është helmuar në Rusi dhe se i duhet mbrojtje personale derisa është duke u trajtuar në një spital në Berlin. Navalny është dërguar nga Siberia në Gjermani më 22 gusht, pasi i ishte përkeqësuar gjendja gjatë një fluturimi për në Moskë. Mjekët […]

Navalny është dërguar nga Siberia në Gjermani më 22 gusht, pasi i ishte përkeqësuar gjendja gjatë një fluturimi për në Moskë.

Mjekët kanë thënë se ka pasur çrregullime me metabolizmin.

Ndihmësit e Navalnyt kanë thënë se besojnë se ai është helmuar kur ka pirë një gotë me çaj, që e ka blerë në aeroportin e qytetit Tomsk, para se të nisej në Moskë.

Për këtë arsye aeroplani është detyruar të bëjë ulje emergjente, meqë Navalny nuk është ndjerë mirë.

“Ne po përballemi me një pacient që ka mundësi të jetë helmuar”, ka thënë Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel.

Dyshimet ekzistojnë se dikush e ka helmuar Navalnyn – që dikush seriozisht e ka helmuar Navalnyn – e që fatkeqësisht kemi shembuj në historinë e kohëve të fundit në Rusi. Prandaj bota e konsideron këtë dyshim me shumë seriozitet”, ka thënë ai më 24 gusht.

“Pasi ekziston mundësia e sulmit përmes helmimit, mbrojtja është e domosdoshme”, ka shtuar mes tjerash Seibert.

Ministria e Shëndetësisë për rajonin Omsk, ku Navalny është trajtuar fillimisht, ka thënë më 22 gusht se kafeina dhe alkooli janë gjetur në organizimin Navalnyt por jo “ndonjë helm sintetik”.

Dirk Wiese, koordinator i qeverisë gjermanë për çështje të Evropës Lindore, i ka thënë transmetuesit publik, ZDF, se lideri opozitar rus vazhdon të jetë në gjendje kritike, por të qëndrueshme në Spitalin Charite të Berlinit.

Wiese ka thënë se policia gjermane është duke ruajtur dhomën e Navalnyt si masë parandaluese.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?