Putini thotë se njerëzit e tij janë gati të rrasen në Bjellorusi nëse situata del jashtë kontrolli

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ka formuar një skuadër të forcave të rendit për t’i dërguar në Bjellorusi që të ndihmojë presidentin Aleksandër Llulashenko nëse ka nevojë, kanë raportuar sot mediat ruse. Putin tha që nuk do t’i dërgojë këto forca përveç nëse “elementet ekstremiste në Bjellorusi kalojnë vijën e kuqe dhe […]
Putin tha që nuk do t’i dërgojë këto forca përveç nëse “elementet ekstremiste në Bjellorusi kalojnë vijën e kuqe dhe fillojnë plaçkitjen.”
Duke folur në mediumin shtetëror, ai tha që agjentët do të ishin në gatishmëri në rast se protestat e pro-demokratëve forcohen, transmeton Periskopi.
“Jemi pajtuar që skuadra nuk do të përdoret përveç nëse situata fillon të dalë jashtë kontrollit,” tha Putin.
Në fillim të kësaj jave, mediat ruse raportuan se Putini kishte ofruar ndihmën e tij për Bjellorusinë, por duke e mos e bërë të qartë se në çfarë forme.
Popullësia bjelloruse për kohë të gjatë ka qenë anti-ruse, me sondazhin e fundit që tregonte se 93% e tyre nuk donin që Rusia ta ripushtonte vendin. /Periskopi












