Protestat që po lëkundin ShBA-të: Dy të vrarë dhe një i plagosur në qytetin amerikan

Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë natës së tretë të trazirave në qytetin amerikan të Kenoshas, e nxitur pasi policia kishte qëlluar për vdekje një burrë zezak. Policia tha se tre njerëz janë qëlluar, por nuk dha detaje mbi atë se kush ishte përfshirë. Raportimet nga mediat lokale bënë të ditur […]
Policia tha se tre njerëz janë qëlluar, por nuk dha detaje mbi atë se kush ishte përfshirë.
Raportimet nga mediat lokale bënë të ditur se dhuna ishte shkaktuar nga konflikti mes protestuesve dhe burrave të armatosur që po ruanin një pompë derivatesh, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Pamjet tregojnë një 29 vjeçar derisa po qëllohej disa herë radhazi. Avokatët e tij thanë se “do të duhej një mrekulli” që ai të ecte sërish.
Njerëzit deri tash nuk po zbatojnë urdhërat e autoriteteve dhe i janë bashkuar protestave, që në shumë raste po kthehen në të dhunshme.












