Protestat kundër racizmit në Amerikë: Bëhet i ditur emri i policit që vrau Jacob Blake-un

Policia në Kenosha, qytetin në Wisconsin që është kapluar nga protestat dhe dhuna vdekjeprurëse që nga vrasja e Xhejkob Bllejkut (Jacob Blake), ka bërë të ditur identitetin e policit që qëlloi disa herë me plumba në shpinën e tij. Rusten Sheskey, që ishte i punësuar në departamentin policor të Kenoshat tash e shtatë vjet, ishte […]
Rusten Sheskey, që ishte i punësuar në departamentin policor të Kenoshat tash e shtatë vjet, ishte personi që u inçizua derisa qëllonte shtatë herë në shpinën e Bllejkut, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
Vrasja e Bllejkut, 29 vjeçar, është parë si incidenti i fundit i policisë që përdorë forcë vdekjeprurëse kundër afrikano-amerikanëve mes javësh të protestave të Black Lives Matter.
Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se kishte lansuar një hetim për të drejtat civile pas kësaj vrasjeje që do të udhëhieqen nga FBI.
Vrasja e këtij personi, i cili dukej se nuk kishte asnjë armë gjatë asaj kohe e as nuk përbënte ndonjë rrezik për policot, është parë në kontrast me reagimin e tyre ndaj një 17 vjeçari të bardhë me emrin Kajll Ritënhaus (Kyle Rittenhouse) i cili po akuzohet se ka qëlluar tre njerëz – dy prej tyre tashmë të vdekur – në protestat në Kenosha dhe që për më tepër ishte parë derisa ecte me armën në dorë duke u shpërfillur nga policia.












