Prestreshi: Çmimet për testime serologjike në nivel të konkurrueshmërisë

Prestreshi: Çmimet për testime serologjike në nivel të konkurrueshmërisë

90 laboratorë privatë që kryejnë teste seriologjike SARS CoV2 janë licencuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa, vetëm në dy prej laboratorëve në gjithë Kosovën kryhen testime molekulare. Çmimet për bërjen e testit, janë në nivel të konkurrueshmërisë, kështu ka bërë të ditur kryetari i Autoritetit të Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi. Ai ka treguar […]

90 laboratorë privatë që kryejnë teste seriologjike SARS CoV2 janë licencuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa, vetëm në dy prej laboratorëve në gjithë Kosovën kryhen testime molekulare.

Çmimet për bërjen e testit, janë në nivel të konkurrueshmërisë, kështu ka bërë të ditur kryetari i Autoritetit të Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi.

Ai ka treguar se disa nga laboratorët tashmë kanë filluar të kryejnë këto testime, por janë ende të tjerë laboratorë që nuk kanë nisur testimet.

“Komisioni i AKK është njoftuar se gjithsej 90 laboratorë të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe gjithashtu janë marrë të gjitha të dhënat nga institucionet përkatëse e laboratorëve të licencuar për të pas një raport të saktë. Sipas të dhënave disa laboratorë kanë filluar punën e tyre dhe disa jo. Shumica që janë duke punuar janë duke i kryer testet serologjike. Kurse vetëm dy laboratorë janë duke kryer testin molekular”, tha Prestreshi.

Prestreshi në një konferencë për media ka treguar edhe për monitorimin që po iu bëhet laboratorëve privatë sa i përket çmimeve.

Ai ka thënë se çmimet serologjike varijojnë nga 15 deri në 35 euro, ndërsa çmimi i testimeve molekulare varijonë nga 65 deri në 80 euro.

“Sipas analizave çmimet e shërbimeve molekulare dhe serologjike janë në nivel të konkurrueshmërisë, të ndryshme në qytet dhe regjionit. Qytetari është i informuar për çmimet dhe çmimet janë transparente dhe ka variete, qytetari ka mundësi që të bëjë përzgjedhjen sipas preferencave apo buxhetit familjar. Çmimet sociologjike varijojnë nga 15 euro deri më 35 euro, ndërsa për molekulare varijojnë 65 euro deri në 80 euro. Normalisht, në një ekonomi të tregut, caktimi i çmimit nga ndërmarrjet bazohet në kualitetin e shërbimit, koston e importit të produktit që kanë dhe në këtë mënyrë caktohet çmimi”, deklaroi Prestreshi.

Ndonëse, ky monitorim i shërbimeve dhe çmimeve për testime serologjike e molekulare mund të jetë kontroll i rreptë ndaj institucioneve private, por që siç thotë Prestreshi kjo po bëhet meqë këto janë me interes publik dhe po bëhet për të mbrojtur qytetarin.

“Këto shërbime AKK i ka cilësuar si aktivitete në shërbim ë interesit publik, rrjedhimisht i ka konsideruar si shërbime të interesit shtetëror andaj jemi duke e monitoruara së afërmi këtë proces. Edhe pse në një ekonomi të tregut në konkurrencë të lirë monitorimi i ndërmarrjeve në këtë formë, ndoshta do të jetë jashtë punës sonë sepse monitorimi kaq i rreptë ndaj institucioneve private mund të konsiderohet edhe si një lloj ushtrimi të tepërt të shtetit, por meqenëse është interes shtetëror ne jemi duke e bërë këtë për shkak të qytetarëve”, tha mes tjerash ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?