Presidenti Thaçi falënderon Trumpin për 50 respiratorët e dhuruar për Kosovën

Presidenti Thaçi falënderon Trumpin për 50 respiratorët e dhuruar për Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi ka falenderuar presidentin amerikan Donald Trump për donacionin e 50 respiratorëve për Kosovën në luftën kundër Covid-19. Thaçi ka shkruar në Twitter se së bashku me ShBA’në Kosova do të dalë më e fortë. “Mirënjohës ndaj presidentit Donald Trump dhe qeverisë amerikane për donacionin bujar të 50 respiratorëve për Kosovë përveç 1.6 […]

Thaçi ka shkruar në Twitter se së bashku me ShBA’në Kosova do të dalë më e fortë.

“Mirënjohës ndaj presidentit Donald Trump dhe qeverisë amerikane për donacionin bujar të 50 respiratorëve për Kosovë përveç 1.6 milionë dollarëve të ndihmave të mëhershme në luftën kundër Covid-19. Së bashku dalim më të fortë”, ka shkruar Thaçi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përmes një komunikate për media ka njoftuar se Agjencia e ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i ka dhuruar Kosovës 50 respiratorë tërësisht të rinj dhe nga më bashkëkohorët për të ndihmuar në luftën e saj kundër COVID-19.

Në komunikatën e Ambasadës thuhet se ky donacion paraqet realizimin e ofertës zemërgjerë të presidentit Trump në mbështetje të Kosovës.

“Ky donacion paraqet realizimin e ofertës zemërgjerë të Presidentit Trump për furnizim me pajisje të domosdoshme dhe mbështet Kosovën në përgjigjen urgjente ndaj pandemisë. Respiratorët e markës “Vyaire”, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, pasqyrojnë teknologjinë më të fundit për të cilën ka kërkesë të madhe. Ata janë kompaktë dhe do t’i mundësojnë Kosovës fleksibilitet më të lartë në trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi. Kjo pajisje vitale mund të dëshmohet si shpëtimtare për pacientët mushkëritë e të cilëve nuk funksionojnë si duhet përkundër marrjes se oksigjenit”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?