Presidenti libanez thërret takim urgjent të Këshillit Mbrojtës, raportohet se ka shpërthyer eksplozivi i konfiskuar në portin detar

Presidenti libanez thërret takim urgjent të Këshillit Mbrojtës, raportohet se ka shpërthyer eksplozivi i konfiskuar në portin detar

Presidenti libanez Michel Aoun, ka thirrur takim urgjent të Këshillit Mbrojtës, shkruan France Press. Në anën tjetër kryeministri libanez Hasan Diab, ka paralajmëruar për nesër se do të jetë ditë zie për të nderuar viktimat e shpërthimeve të fuqishme, që kanë bërë rrafsh me tokë pjesën më të madhe të Bejrutit pranë portit detar, duke […]

Në anën tjetër kryeministri libanez Hasan Diab, ka paralajmëruar për nesër se do të jetë ditë zie për të nderuar viktimat e shpërthimeve të fuqishme, që kanë bërë rrafsh me tokë pjesën më të madhe të Bejrutit pranë portit detar, duke shkatërruar ndërtesa të shumta, transmeton Telegrafi.

Zyrtari i Kryqit të Kuq libanez, George Ketaneh, ka deklaruar se janë me qindra të vdekur dhe të plagosur. E siç raporton CNN është shkatërruar edhe pallati presidencial.

Një zyrtar i Mbrojtjes Civile ka thënë se ka ende persona në portin detar që kanë ngecur nën rrënoja të ndërtesave, shkruan AP.

 

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimeve në qytetin që prej vitesh ka qenë cak i bombardimeve gjatë luftës qytetare, sulmeve kamikaze dhe bombardimeve nga forcat izraelite.

Raportohet se dhjetëra autoambulanca kanë transportuar të lënduarit në afërsi të portit detar, ku shumë prej tyre qëndronin të shtrirë të mbuluar në gjak, derisa zjarri përpinte gjithçka para vetes.

Televizionet lokale kanë raportuar se shpërthimi ka ndodhur në një depo të mjeteve piroteknike, dhe se zjarri ka kapluar një objekt tjetër afër duke nxitur shpërthimin e dytë që ishte edhe më i fuqishëm.

 

Dëshmitarët okularë e kanë krahasuar këtë shpërthim me ato të bombave bërthamore, shkruan Associated Press. E siç raporton France Press, duke u thirrur në burime brenda organeve të sigurisë, bëhet fjalë për eksplozivin e konfiskuar në port që ka shpërthyer.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?