Policia jep detaje rreth vdekjes së 7-vjeçares

Policia jep detaje rreth vdekjes së 7-vjeçares

Një vajzë 7 vjeçare ka vdekur dje pasi i është përkeqësuar gjendja gjatë trajtimit mjekësor në një ordinancë private. Ajo ishte dërguar në QKUK, por nuk ka arritur të mbijetojë. Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Policia e Kosovës. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se për këtë rast janë intervistuar tre […]

Një vajzë 7 vjeçare ka vdekur dje pasi i është përkeqësuar gjendja gjatë trajtimit mjekësor në një ordinancë private. Ajo ishte dërguar në QKUK, por nuk ka arritur të mbijetojë. Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Policia e Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se për këtë rast janë intervistuar tre dëshmitarë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduskion.

“Prishtinë 04.08.2020 – 10:30. Është raportuar se viktima femër kosovare (e mitur) dyshohet se ka ndërruar jetë gjatë një ekzaminimi. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa tre dëshmitarë meshkuj kosovarë janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Për këtë rast ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësië, ku ka bërë të ditur se e mitura i ishte nënshtruar një rezonance magnetike mëngjesin e së martës.

MSH’ja ka njoftuar se Inspektorati Shëndetësor do të vazhdojë hetimet rreth këtij rasti dhe së shpejti do të hartojë raportin përfundimtar rreth të gjeturave të inspektimit.

“Inspektorati Shëndetësor vazhdon hetimet rreth këtij rasti dhe së shpejti do të hartojë raportin përfundimtar rreth të gjeturave të inspektimit në këtë rast”, thuhet në njoftimin e MSH’së.

Ndërkohë, mjeku i klinikës ku është trajtuar 7-vjeçarja, Arben Kutllovci, përmes telefonit ka thënë se vetë familja e tashmë të ndjerës kishte kërkuar që rezonanca magnetike të bëhej me anestezion.

“Zakonisht doza e anestezionit llogaritet në bazë të peshës trupore të pacientit… E keqja është që pacientja ka ndërruar jetë por sa na përket neve, ne jemi krejtësisht të pastër në këtë punë. Janë disa gjëra që garancione 100% nuk të jep askush. Unë këtë paciente e kam trajtuar edhe më herët. Këta edhe më herët kanë ardhur dhe i kanë kryer ekzaminimet. Kësaj radhe kanë kërkuar që të përdoret edhe anestezioni. Anesteziologët kanë ardhur por unë nuk kam qenë fare aty”, deklaroi Arben Kutllovci.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?