Personat e arrestuar për shkeljen e masave gjatë pandemisë, mund të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti

4 mijë qytetarë u dënuan u arrestuan dhe u ndaluan gjatë muajve të pandemisë për shkak të shkeljeve të maskave kryesisht vendimet për kufizimin e lëvizjes të marra nga qeveria Kurti dhe Hoti. Por pas një mendimi juridik të Gjykatës Supreme gjithë këta qytetarë nuk do të mund të ndiqen penalisht. Kjo pasi vendimet e […]

4 mijë qytetarë u dënuan u arrestuan dhe u ndaluan gjatë muajve të pandemisë për shkak të shkeljeve të maskave kryesisht vendimet për kufizimin e lëvizjes të marra nga qeveria Kurti dhe Hoti.

Por pas një mendimi juridik të Gjykatës Supreme gjithë këta qytetarë nuk do të mund të ndiqen penalisht.

Kjo pasi vendimet e tilla janë vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën.

Madje, ekspertët ligjorë thonë se këta qytetarë mund të kërkojnë edhe dëmshpërblim.

Të gjitha ata që nuk respektuan vendimin për kufizimin e lëvizjes gjatë muajve të pandemisë nuk do të ndiqen penalisht.

Mendimi i Gjykatës Supreme nga Instituti i Kosovës për Drejtësi po vlerësohet i vonshëm.

Sipas Ehat Miftarajt, qytetarët e arrestuar për shkeljen e masave mund të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti.

Kryetari i Gjykatës Supreme Enver Peci, e mohon se vendimi ka qenë i vonshëm. Sipas tij, posa kanë marrë shkresat nga gjykatat ata kanë vepruar.

Fillimisht një vendim për kufizim të lëvizjes ishte marrë nga qeveria Kurti më 23 mars, ku qytetarëve u ndalohej lëvizja nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Një vendim të tillë mori edhe qeveria Hoti në muajin korrik kur në disa komuna kufizoi lëvizjen e qytetarëve nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?