Për gjashtë muaj lirohen 157 persona me kusht

Paneli për Lirim me Kusht ka shqyrtuar 402 kërkesa ndërsa ka aprovuar 157, e refuzuar 212 të tilla. Kalojnë pjesën më të madhe të ditës në dhomat e tyre. Këtu të burgosurit, pos shëtitjes ditore mund të aktivizohen edhe në kryerjen e ndonjë pune. E numri total i atyre që po vuajnë dënimet nëpër burgjet […]
Kalojnë pjesën më të madhe të ditës në dhomat e tyre.
Këtu të burgosurit, pos shëtitjes ditore mund të aktivizohen edhe në kryerjen e ndonjë pune.
E numri total i atyre që po vuajnë dënimet nëpër burgjet e Kosovës është 1030.
Por 157 kanë përifituar lirim me kusht, pasi që u është aprovuar kërkesa në mesin e 402 të tilla sa ishin gjithsejtë në 6 mujorin e parë të vitit.
Mirëpo, Paneli për Lirim me Kusht ka disa kritere të cilat përcaktojnë aprovimin apo refuzimin e kërkesave.
Megjithatë nga shoqëria civile kanë kritika për mos transparencën e plotë të këtij paneli.
Ehat Miftaraj thotë se në IKD marrin qindra ankesa nga të burgosurit që parashtruan një kërkesë të tillë.
Pos Lirimit me Kusht, ekziston edhe vendimi për faljen apo uljen e dënimit ndaj të dënuarve, të cilin e merr presidenti Hashim Thaçi.












