Pence: Nuk do të jeni të sigurt në Amerikën e Joe Bidenit

Pence: Nuk do të jeni të sigurt në Amerikën e Joe Bidenit

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, tha se nëse Joe Biden zgjidhet president në zgjedhjet e nëntorit, në qytetet amerikane do të përhapet dhuna. “E vërteta është se ju nuk do të jeni të sigurt në Amerikën e Joe Bidenit”, tha Pence gjatë fjalimit në Konventën e Partisë Republikane. Ai i përshkroi votimet e […]

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, tha se nëse Joe Biden zgjidhet president në zgjedhjet e nëntorit, në qytetet amerikane do të përhapet dhuna.

“E vërteta është se ju nuk do të jeni të sigurt në Amerikën e Joe Bidenit”, tha Pence gjatë fjalimit në Konventën e Partisë Republikane.

Ai i përshkroi votimet e ardhshme si zgjedhje midis ligjit dhe rendit në njërën anë dhe paligjshmërisë në anën tjetër.

Komentet vijnë derisa në Uiskonsin të SHBA-së vazhdojnë protestat e dhunshme, tash e katër net, për shkak të të shtënave të policisë kundër një afrikano-amerikani.

“Presidenti [Donald] Trump dhe unë do të mbështesim gjithmonë të drejtën e amerikanëve për të protestuar në mënyrë paqësore, por trazirat dhe plaçkitjet nuk janë protesta paqësore”, tha Pence.

Fitorja Trump-Pence do të nënkuptonte “rend në rrugët e këtij vendi për çdo amerikan të çdo race, besimi dhe ngjyre”, tha ai.

Pence shtoi se dhuna në Kenosha të Usikonsinit, shtet që Trumpi mezi e ka fituar në zgjedhjet e vitit 2016, dhe qytete të tjera “duhet të ndalojë”.

Në disa qytete të SHBA-së këtë verë ka pasur protesta kundër racizmit, të cilat kanë nisur qysh në fund të majit, kur afrikano-amerikani, George Floyd, ka vdekur në duart e policisë.

Në zgjedhjet e nëntorit në SHBA do të përballen presidenti aktual, Donald Trump, i cili vjen nga Partia Republikane, dhe ish-nënpresidenti Joe Biden, i cili vjen nga Partia Demokratike./rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?